Meriton Mjekiqi ka startuar mbrëmjen e djeshme emisionin e tij të ri në ekranin e Top Channel. “A je bre normal” është një emision dinamik dhe energjik që ofron intervista ekskluzive me emrat më të njohur të showbiz-it, veçanërisht ata që kanë lënë gjurmë në industrinë e muzikës hip hop. Ky emision shquhet për mënyrën unike se si sjell histori nga jeta e artistëve, sukseset dhe sfidat e tyre, duke ofruar një pasqyrë të thellë të jetës së VIP-ave. Episodin e parë ai e nis me Lyrical Son, një prej reperave më të mirë në treg, i cili rrëfen më shumë për karrierën, gjendjen aktuale në industrinë muzikore, si dhe raportet e tij me artistët e tjerë…
Si e sheh vitin që lamë pas personalisht?
Më shumë ka pasur punë se çdo tjetër. Kemi punuar me Kreshën duke sjellë albume, videoklipe, tani kemi nisur dhe albumin e ri, “USA”, i dymbëdhjeti së bashku me Kreshën.
A ia ka vlejtur të bësh muzikë?
Është shumë mirë kur investon në muzikë, në cilësi. Kur merr lek nga djersa jote, ia vlen gjithmonë të shpenzosh kohë dhe mund.
Si ia ke dalë të ‘mbijetosh’ në treg?
Kurrë nuk jam munduar të përcjell ndonjë trend, apo stil të ri që ka dalë. Jam munduar të jem gjithmonë vetja. Nuk duhet të të kapë depresioni i tjetërkujt, pse ecën apo nuk ecën ai tjetri. Mundohem të jem sa më me këmbë në tokë. Duhet të falenderojmë njerëzit që e duan muzikën tonë dhe e dëgjojnë. Ne jemi shumë krenarë që kemi të tillë fansash.
Keni pasur një raport jo të mirë me labelin Babastars prej gati 12 vitesh, si u pajtuat?
Vetë jemi ‘prishur’ e vetë jemi pajtuar. Gjëja e vetme që i kemi rënë pishman është që nuk kemi bërë pare prej kësaj. (qesh) Ka qenë ajo koha e ngritjes dhe ndërrimit të gjithë kulturës së Hip-Hopit. Normal që ato mosmarrëveshjet kanë qenë brenda shoqërisë. Ishte koha kur u bë një farë revolucioni në Shqipëri, sidomos me krijimin e P.I.N.T, pastaj dhe Babastars kanë qenë të organizuar.
Pse ka rënë në heshtje muzika tani?
Mendoj që u bë një lloj monotonie dhe një lloj shablloni në club, me artista.
Pse ende nuk e keni bërë një koncert si P.I.N.T?
Kemi menduar që duhet të punojmë pak më shumë, t’i japim njerëzve që na dëgjojnë, publikut tonë, pak më shumë. Dhe ta meritojmë të gjithë atë publik, ajo është kënaqësia më e madhe në botë.
Kush mendon se është reperi i të gjitha kohërave për ty, duke përjashtuar veten dhe Mc Kresha?
Pyetje e vështirë. Që të mos preket asnjë, po e them një. Vigani.
Kush është reperi/ja me i/e mirë për ty, Azet apo Dardan?
Dardan. Të dy janë shumë ‘nice’, por Dardani është më shumë shija ime.
Dardan apo Getinjo?
Më shumë kam dëgjuar Getinjon, kështu që Getinjo.
Getinjo apo Gjiko?
Gjiko.
Gjiko apo Ledri?
Ledri.
Ledri apo Mozzik?
Ledri.
Ledri apo Tayna?
Ledri.
Ledri apo Geti?
Ledri.
Ledri apo Vig Poppa?
Vig Poppa.
Vig Poppa apo Lumi B?
Kaos (qesh). U kry, Kaos.
Kaos apo Mc Kresha?
Kresha, përjetë. Unë me Kreshën kam 200-300 këngë bashkë, apo 400.
Vig Poppa apo Unikkatil?
Është si të zgjedhës Tupac apo Biggie. Kresha (qesh).