Gjesti ështe pseudonimi i artistit Besart Kelmendi, i cili që nga viti 2020 ka vendosur ta sprovojë veten në rrugën drejt muzikës. Projekti i tij i parë muzikor mban titullin “Idiote” dhe erdhi po në këtë vit. Që nga komentet e para, u prit mirë nga publiku dhe ky ishte vetëm fillimi për Gjestin, i cili menjëherë nisi punën për projektet pasuese. Përzgjedhja e emrit artistik “Gjesti” është një pjesë e strategjisë së tij për të ndërtuar një imazh të veçantë në industrinë e muzikës, ku Besarti, tashmë Gjesti, është i njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe për këngët që shprehin ndjenjat dhe përvojat e tij personale. Ndër projektet e tij më të preferuara përmendim “Alo”, “Pandemia”, “Princesh”. Ai fitoi popullaritet me hyrjen e tij në “Big Brother VIP Kosova 3”, por pas eliminimit nga ky format ai surprizoi të gjithë fansat duke hyrë në “Big Brother VIP Albania 4”. Nga izolimi në izolim, ai tha se pret gjëra akoma edhe më të forta dhe mori menjëherë mbështetjen e publikut.
Gjesti
NEWS
Reperi i njohur, Gjesti, ka ngjallur reagime me një video të publikuar në InstaStory, ku ironizoi skenën muzikore shqiptare për mungesë risish dhe stili të ri. -u shpreh ai me tone ironike. Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, mesazhi i drejtpërdrejtë ka lënë të kuptohet se i adresohet kolegëve të showbizit. Postimi...
Jo shumë surpriza sa i përket klasifikimit të “The Top List” edhe për këtë javë. Pesë vendet e para nuk kanë pasur shumë ndryshim nga java e kaluar, teksa kreu qendron sërish i njëjtë. Në vend të parë edhe për këtë javë kemi Yll Limanin me projektin e tij më...
Këngëtari i njohur Gjesti së fundmi ka postuar një foto në Instastory duke i habitur fansat e tij. Në postim ai shkroi: Jam akoma pa gjumë, nëse mendoni se jam duke fjetur e keni gabim. Thjesht ka mbetur edhe shumë pak kohë për t’ia lënë kohës. Full e kam baterinë. Nuk dihet...
Edhe pse në një pauzë momentale nga muzika, duket se projektet e Gjestit vijojnë të korrin një sukses të vazhdueshëm. Kjo tregohet më së miri edhe në klasifikimin e “The Top List”. Projektet e tij kanë pësuar një rritje në pozicionim në listë. Top 5 tani pushtohet nga Gjesti me...
Jo shumë surpriza sa i përket klasifikimit të “The Top List” edhe për këtë javë. Pesë vendet e para nuk kanë pasur shumë ndryshim nga java e kaluar, teksa kreu qendron sërish i njëjtë. Në vend të parë edhe për këtë javë kemi Yll Limanin me projektin e tij më...
Gjesti ka reaguar për herë të parë pas akuzave nga ish-bashkëpunëtorët e tij. Ai ka bërë disa video duke iu drejtuar disa njerëzve, të cilët thonë se e kanë pasur shok dhe se tani në një formë ua ka kthyer shpinën. Gjesti thotë se ka vetëm pak miq të vërtetë...
Reperi i njohur Gjesti ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se do të pezullojë të gjitha projektet e tij muzikore për këtë sezon, për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që, sipas tij, i janë shkaktuar nga distributori i mëparshëm. Ai theksoi se nuk do të publikojë asnjë material...
Prej kohësh, fansat e reperit Gjesti kanë vënë re mungesën e tij si në rrjete sociale, ashtu edhe në skenën muzikore. Pas shumë pyetjeve dhe komenteve nga ndjekësit, artisti ka vendosur të reagojë, duke dhënë një shpjegim për situatën. Në një mesazh të gjatë drejtuar publikut, Gjesti rrëfen se po...
Garë e fortë për kreun e “The Top List” nga java në javë. Votat e publikut duket se ‘ulin dhe ngrejnë’ projektet duke mos gjetur qetësi. Teksa javën e kaluar kreun e mbante Lumi B, Ghetto Geasy dhe Egli me “O sa mirë”, këtë herë përmbyset Top 5. Bashkëpunimi bie...
Pas disa javësh në vend të parë, Gjesti bie nga ‘froni’ i klasifikimit të “The Top List”. Kreun ia rrëmben këtë javë Noizy me një nga projektet e tij më të fundit. “Çantën” është një nga nga këngët e albumit të ri të Noizyt, që është publikuar së fundmi dhe...
Top 5 i kësaj jave duket se vjen me një ‘luftë të ftohtë’. E bëhet fjalë pikërisht për Egli Takon dhe Gjestin me projektet e tyre muzikore. Teksa nuk jemi ende plotësisht të qartë me marrëdhënien e tyre aktuale, si Eglin, po ashtu dhe Gjestin po i shohim goxha të...
Një përmbysje në klasifikimin e javës në “The Top List”. Teksa vëmendja më e madhe është tek kreu dhe Top 5, ja çfarë ndryshimesh kanë ndodhur këtë herë… Vendi i parë këtë javë ka shkuar për Gjestin me “Veshu Ndrequ”, këngë e cila është rritur me 4 pozicione nga java...
Trendi i sezonit të verës ka ardhur! Thënë kjo, vëmë re se javë pas jave, kemi një numër të madh projektesh të reja muzikore të publikuara. Kjo javë solli me vete plot 15 hyrje të reja, java më e ngarkuar deri më tani. Ndër to kishim projekte soli të zhanreve...
Disa nga hitet më të njohura të këngëtarit Gjesti, përfshirë këngët “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia”, janë zhdukur krejtësisht nga platforma YouTube, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat. Ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë nisur të bëjnë pyetje të njëpasnjëshme, duke kërkuar shpjegime për mungesën e projekteve që dikur dominonin në...
Gjesti sapo ka publikuar këngën e tij më të re dhe vjen kështu në klasifikimin e javës të “The Top List”. “Veshu Ndrequ”, kështu titullohet kënga, refreni i së cilës na ka shoqëruar tashmë prej ditësh kudo në rrjete sociale. Ende pa u publikuar, kënga u bë hit. Mjaftoi një...
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, artisti Vserlo, ka reaguar ashpër përmes një postimi në InstaStory, duke hedhur dyshime mbi suksesin e këngës më të fundit të Gjestit, “Veshu ndrequ”, e cila arriti mbi 1 milion klikime në vetëm 24 orë. Sipas tij, shifrat janë të manipuluara dhe klikimet...
Një rrokadë në klasifikimin e javës në “The Top List”. Teksa vëmendja më e madhe është tek kreu dhe Top 5, ja çfarë ndryshimesh kanë ndodhur këtë herë… Kreu i javës shkon për Gjestin me “Princesh”. Kjo këngë është prej 18 javësh pjesë e listës dhe këtë herë është rritur...
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”,Gjesti ka folur për herë të parë për jetën e tij pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, duke ndarë detaje mbi projektet muzikore në horizont, marrëdhënien me ish-banorët dhe raportin me Eglin. Reperi u shpreh se ka disa bashkëpunime në proces, por zgjodhi të mos...
Pas triumfit të tij të madh në reality show-n “Big Brother VIP Albania 4”, duket se suksesi i Gjestit po merr përmasa edhe më të mëdha. Me një energji të re dhe një publik që e ka përqafuar fuqishëm, ai tashmë është gati të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore. Këtë...
Pas suksesit në “Big Brother VIP 4”, nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe Gjesti triumfon edhe në “The Top List”. Artisti ka arritur që të rrëmbejë kreun e listës për këtë javë me “Princesh”. Ky projekt është rritur me 9 pozicione nga java e kaluar dhe renditet kështu në...