# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Eni Koçi

Eni Koçi, e njohur gjithashtu si Enny, ka lindur në qytetin e Beratit në vitin 1996. Ajo ka dhënë performancën e saj të parë muzikore kur ishte vetëm 9-vjeç, në Festivalin e Fëmijëve, ku u vlerësua me çmimin e dytë.

Në moshën 13-vjeçare, Eni publikoi projektin e saj të parë profesional “Shprese kerkon nga ti”, një këngë e cila i dha asaj shumë famë. Eni Koçi vijoi më tej me muzikën duke ardhur me disa këngë dhe bashkëpunime, të cilat rezultuan të suksesshme për publikun shqiptar.

Por ndërkohë që merrej me muzikë, e rëndësishme për të ishin dhe studimet. Pas përfundimit të Shkollës së Mesme në Tiranë, Eni u zhvendos në Londër për studimet e larta. Edhe pse shkolla ishte një prioritet për të, Eni u mundua të qëndronte sa më pranë publikut, duke sjellë herë pas here këngë të reja.

Eni tashmë i është kthyer muzikës më fuqishëm se kurrë, duke publikuar shumë projekte muzikore, të cilat shumë shpejt shndërrohen në hite.

NEWS

Eni Koci rikthehet pas 13 javësh mungesë në një bashkëpunim me Mc Kreshën

Kanë kaluar 13 javë që nga koha kur Eni Koçi ka qënë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ishte pikërisht bashkëpunimi i saj me Genc Prelvukaj, “Shi Bie ne Tirane”, ai që e mbajti artisten për 20 javë në “The Top List”. Pas...

Eni Koçi ripunon "Shi bie në Tiranë" të Fitnete Tudës

Versioni ‘R&B’ i “Shi bie në Tiranë” i Eni Koci-t dhe Genc Prelvukaj është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” në javën e 106 të tij. Kënga e krijuar dhe e kënduar fillimisht nga Fitnete Tuda në vitin 1996 u shndërrua në refren dhe himn për Tiranën dhe...

Eni Koçi korr super sukses këtë javë në "The Top List"

Rikthimi i Eni Koçit në tregun muzikor duket qartë se ka kënaqur fansat e artistes. 21-vjeçarja ka publikuar projektin e saj muzikor të titulluar “Your Love”, në fillim të muajit prill dhe kjo këngë është pritur mjaft mirë. Me një tekst tërësisht në anglisht, duket se Eni ka tërhequr vëmendjen...

Eni Koçi, pjesë e "Top 50" me një këngë tërësisht anglisht

Ajo i kishte munguar tregut shqiptar për një periudhë 2-vjeçare për shkak të studimeve të saj jashtë vendit, por Eni Koçi u rikthye me “S’po t’gjej mo”, një këngë e cila ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Por Eni Koçi nuk është ndalur, ajo ka vetëm një...

Çfarë po ndodh me Eni Koçin?

Prej fillimit të këtij viti Eni Koçi është rikthyer në tregun muzikor duke publikuar dy projekte muzikore “Si dikur” dhe “S’po t’gjej mo”. Edhe pse të dyja këto këngë kanë qënë pjesë e “The Top List”, ato nuk kanë mundur t’i rezistojnë më shumë se një javë këtij klasifikimi dhe...