# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Edona Vatoci

Këngetarja, Edona Vatoci, është pjesë e skenës muzikore të Prishtinës që prej vitit 2015-të.

Me talentin e Edona Vatocit jemi njohur në “The Voice of Albania 2”, nga ku vazhdoi ëndrrën e madhe duke kënaqur publikun me zërin e saj.

Një vit pas pjesëmarrjes së saj në “The Voice”, këngëtarja, publikoi debutimin e saj muzikor të titulluar “Hala”, i cili rezultoi një sukses për artisten.

Kjo këngë, e cila i përkiste rrymës “indie rock balade”, e nominoi artisten në kategorinë e “Avantgarde Artist” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Top Music Aëards 2016”, përkrah emrave të njohur në muzikë si si Era Istrefi, Noizy dhe MC Kresha.

Stili i saj ekletik përfshin influenca nga trajnimi i saj në muzike klasike, nga muzika folk shqipe dhe muzika elektronike.

NEWS

Rikthimi i Edona Vatocit pas katër vitesh në "The Top List"

“Mirëmëngjes” ka qënë projekti me të cilin Edona Vatoci ka qënë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” për herë të fundit, rreth katër vite më parë. Pavarësisht faktit se artistja ka qënë aktive në muzikë, duke sjellë këngë të reja, është një bashkëpunim mjaft interesant që e rikthen këngëtaren në...