Don Phenom është një këngëtar i njohur, emri i vërtetë i të cilit është Martin Sterkaj. Ai ka lindur në Shkodër por më pas ka emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në New York.
Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshën 13-vjeçare, pikërisht në vendin ku jetonte në Bronx. Ndërkohë që ende nuk ka publikuar një album, Don Phenom ka publikuar shumë projekte muzikore, duke u shndërruar në një prej reperëve më të preferuar të momentit.
Don Phenom është pjesë e grupit “Caliber Flow Entertainment”, i cili është formuar nga ai dhe shokët e tij që jetojnë në Bronx. Reperi, i cili është gjithashtu pjesë e grupit legjendar “Bloody Albos” këndon muzikë të zhanrit “Hip Hop Underground”.