Art Rushiti është shndërruar në një emër mjaft të preferuar në muzikën shqiptare, duke sjellë projekte muzikore të cilat herë pas herë zbulojnë dimensionet e shumta të talentit të këtij artisti.

I ftuar në “Wake Up” në “Top Channel”, Arti ka folur për projektin e tij më të ri “Mekate” por njëkohësisht edhe për “Besoni”, një këngë që e prazantoi artistin për hetë të parë në klasifikimin e “Top Awards”.

Ndërkohë që po planifikon të vijë më ritmik gjatë periudhës së verës, Arti tregon se ëndërron shumë që në të ardhmen të ketë shumë turne muzikore, albumi dhe ajo që është më e rëndësishme, të bëjë krenare familjen e tij.

Në intervistën e tij, Rushiti ka folur gjithashtu edhe për një ndër ngjarjet më të bukura të jetës së tij, teksa në një ndër koncertet e këngëtares së tij të preferuar, Beyonce, ajo i thotë: “Të kam në zemrën time”.

Nuk m’u besua. Ka qënë një moment mjaft emocionues“, tregon Arti.

Këngëtari gjithashtu ka treguar se kontakton dhe me stafin e Beyonce, me nënën e saj, menaxherët, parukjerët si edhe stilistët.