Nëse pandemia cilësohet si një ndër fatkeqsitë e këtij viti, një gjë të bukur ka patur në të, artistët janë frymëzuar dhe kanë prodhuar muzikë të bukur dhe ky është rasti i Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezaj.

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm si “Cika Cika”, sigurisht që projekti i shumëpritur nuk do mund të zhgënjente.

“Panorama” është shndërruar menjëherë në një prej këngëve më të komentuara dhe të dëgjuara së fundmi dhe sugjerimet e publikut e kanë futur menjëherë në klasifikimin e “The Top List” që në javën e parë të publikimit.

Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, Ardian Bujupi ka zbuluar se ka qënë pikërisht ai që ka dhënë idenë dhe ka ftuar Xhensilën për këtë bashkëpunim.

Sa i përket titullit të këngës, ai tregon se ka qënë ideja e tij dhe shkak është bërë “panorama” e makinës së tij dhe gjithashtu është një titull i papërdorur kurrë më parë nga ndonjë artistë por nga ana tjetër kjo fjalë është thuajse e njëjtë në disa gjuhë të botës.

Më tej këngëtari ka zbuluar se i është dashur të udhëtojë drejt Shqipërisë me makinë, duke bërë thuajse 20 orë rrugë, për të shkuar në studio dhe të përfundonte këtë projekt muzikor.

Pavarësisht se dyshja e suksesshme kishte shumë ide për realizimin e klipit, por që për shkak të situatës nuk kanë munduar ta realizojnë, sërish kanë arritur të rrëmbëjnë vëmendjen e publikut.

Nëse edhe “Panorama” do ketë suksesin e “Cika Cika”, kjo mbetet për t’u parë në javët të vazhdim.