Alban Skënderaj, një prej këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar vazhdon të na surprizojë. Duket se publiku ende nuk është lodhur nga projektet e tij muzikore, pasi falë votave të tyre, Albani ka arritur një rekord të ri.

Këngëtari i disa hiteve muzikore, është i vetmi artist në “The Top List” me 4 projekte muzikore.

“Stoli i Trendafilave” prej 37 javësh është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u shndërruar në një prej këngëve më jetëgjatë të listës zyrtare të “Top Awards”. Gjatë kësaj jave, ky projekt muzikor është ngjitur me një pozicion, duke u renditur në vendin e 22-të.

E publikuar rreth 5 muaj më parë, “Dikur” është një tjetër këngë të cilën publiku vazhdon ta shijojë dhe votojë në topawards.top-channel.tv. Prej 22 javësh, ky projekt muzikor qëndron në klasifikim, ku për këtë javë mban vendin e 27-të.

Rreth 3 muaj më parë, Albani bashkoi fuqitë me Dalool, duke sjellë një këngë më ritmike se dy të parat. “1000 Premtime” është bërë pjesë e listës së “Top Awards” 16 javë më parë, duke u pozicionuar gjithmonë në pozicione mjaft të rëndësiishme. Për këtë javë, ky bashkëpunim pozicionohet në vendin e 13-të.

“Nuk je vetëm” është projekti surprizë i Alban Skënderaj, i publikuar vetëm 4 ditë më parë. Pas një humbje të thellë në familje, ku humbi nënën e tij, Albani ka treguar se kjo këngë është një reflektim i thëllë i asaj që ka kaluar së fundmi. Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë e ndjerë e artistit është bërë pjesë e “The Top List”. Për këtë javë, “Nuk je vetëm” pozicionohet në vendin e 35-të.