Alban Skënderaj është një nga artistët më të talentuar dhe që ka më shumë vite në skenë. Albani numëron shumë hite që mbahen mend gjatë dhe preferohen nga çdokush në publik.

Artisti di si të godasë me çdo projekt të tijin muzikor dhe të gjitha këngët e tij rrëmbejnë zemrat e dëgjuesve. Mes shumë projektesh të tij, ne do të ndalim specifikisht tek njëra.

Është fjala për bashkëpunimin e tij me Elgit Dodën në “Parajsa ime 2 (Billionaire”). Kjo këngë është publikuar verën e vitit të kaluar dhe vazhdon të jetë pjesë e “The Top List” deri tani.

“Parajsa ime 2 (Billionaire”) ishte ndër projektet më të pëlqyera të verës 2021 dhe mesa duket kjo gjë nuk ka ndryshuar edhe pse ka kaluar kaq kohë. Kënga e Albanit dhe Elgitit vazhdon të votohet nga publiku dhe është prej 71 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Këtë javë ajo renditet në vend të 18-të, një pozicionim mjaft i mirë për këngën më ‘të vjetër’ të listës momentalisht.