Alban Skënderaj është pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” me 5 projekte muzikore. Ndërkohë që pozicionohet mjaft mirë thuajse me të gjitha këngët, duket se njëra prej tyre po bën që artisti të jetë shumë pranë një rekordi, i cili momentalisht mbahet nga Elvana Gjata.

I publikuar tetorin e vitit të kaluar, “Stoli i Trendafilave”, ka 51 javë që është bërë pjesë e “The Top List”, duke qënë kështu shumë pranë “Lejla”, e cila ka 53 javë që ndodhet në klasifikim.

Edhe pse ka publikuar 4 projekte të tjera muzikore pas “Stoli i Trendafilave”, duket se fansat ende vazhdojnë të dëgjojnë dhe votojnë këtë projekt muzikor, i cili për këtë javë mban vendin e 17-të.

Kënga e Albanit që është pozicionuar më mirë në listë është bashkëpunimi me Dj Oltin dhe Lyrical Son, i cili këtë javë është pjesë e tre këngëve më të nxehta në “The Top List”, duke u renditur ekzaktësisht në vendin e tretë.

Nga ana tjetër këngët “Nuk je vetem”, “1000 Premtime” dhe “Dikur” pozicionohet përkatësisht në vendin e 11-të, 13-të dhe 21-të.