Ai është një ndër këngëtarët më të suksesshëm i cili ka ditur gjithmonë si të deportojë tek publiku me muzikën dhe tekstet e tij. E kemi fjalën pikërisht për Alban Skënderaj.

Së fundmi, Alban Skënderaj ka vendosur që t’i këndojë sërish dashurisë. Vetëm pak ditë më parë, artisti publikoi kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo”, titulluar “Obsesion”.

Nëpërmjet votave të shumta të publikut, ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Madje jo vetëm kaq, por “Obsesion” ka arritur që të pozicionohet menjëherë në vend të dytë në listë.

Megjithatë, Albani është këtë javë me dy projkte të tij në Top 5. Po ashtu dhe kënga tjetër e tij, e publikuar vetëm pak javë më parë, “Sikur ta dija”, renditet në vend të katërt.