Alban Skënderaj po korr një sukses të jashtëzakonshëm së fundmi, duke sjellë vazhdimisht projekte të reja, që duhet thënë se po priten mjaft mirë nga publiku. Artisti ka publikuar së fundmi këngën “Sikur ta dija”, një hyrje e re për javën që arriti të pozicionohej menjëherë në vend të parë.

Kjo është java e 413 e “The Top List” dhe ishte padyshim java e Albanit. Kujtojmë këtu që ai shkëlqeu në performancën live të kësaj kënge në spektaklin e javës së kaluar në “Dancing With The Stars”.

Në gjithë këto javë klasifikimi të “The Top List”, sigurisht që të shumtë kanë qenë ata artistë që kanë arritur të renditen në vend të parë të listës. Megjithatë, disa prej tyre, e kanë rrëmbyer fronin më shpesh se sa disa të tjerë.

E një ndër ta është dhe Alban Skënderaj. Artisti ka qenë prej plot 30 javësh në krye të listës ndër vite. Dhe ja me cilat këngë ai ka arritur të mbajë fronin…

Unë dhe ti

Kam nevojë

Dhurata

Unë dhe ti

Ki mëshirë

Parajsa ime

Spektatore

Një natë

Mbretër pa kurorë

Sikur ta dija