Alban Skënderaj nuk tutet nga froni i Top Awards edhe për këtë javë. Ai ka arritur që me këngët e tij më të fundit të ’zaptojë’ kreun e listës së 100 këngëve më të mira shqiptare.

Artisti e nisi 2023 me sukses, që do të thotë se edhe pjesa tjetër e këtij viti do të jetë e mbushur me arritje. “Mbretër pa kurorë” padyshim që ishte një pjesë domethënëse e këtij suksesi.

Albani ka arritur që për këtë javë të rrëmbejë kreun e listës me ”Mbretër pa kurorë”, një projekt që goditi në shenjë me mesazhin që transmetoi. Jo më kot publiku e votoi duke e renditur në vend të parë këtë këngë që prek aq shumë aktualitetin e sotëm.

Nga ana tjetër ai ka ruajtur gjithashtu pozicionimin në vendin e dytë me ”Festoj” edhe për këtë javë. A pritet që java e ardhshme të sjellë surpriza në klasifikim, apo Albani do të triumfojë sërish? Le ta zbulojmë të shtunën.