Alban Skënderaj është duke korrur një sukses të madh në ”The Top List”. Ai ka arritur që me këngët e tij më të fundit të ’zaptojë’ kreun e listës së 100 këngëve më të mira shqiptare.

Së fundmi ai ka ardhur me dy projekte të reja që u bënë pjesë e klasifikimit të “The Top List” pak javë më parë. “Festoj” dhe “Mbretër pa kurorë” patën një impakt mjaft të madh tek publiku të cilët i votuan ato për të qenë në Top 5, edhe pse ende hyrje të reja.

Albani ka arritur që për këtë javë të rrëmbejë kreun e listës me ”Mbretër pa kurorë”, një projekt që goditi në shenjë me mesazhin që transmetoi. Jo më kot publiku e votoi duke e renditur në vend të parë këtë këngë që prek aq shumë aktualitetin e sotëm.

Megjithatë, jo vetëm ”Mbretër pa kurorë” arriti të ishte kaq i suksesshëm. Albani gjithashtu arriti të merrte dhe vendin e dytë të listës me projektin tjetër të tij.

“Festoj” vjen pak më ritmike dhe është sërish një këngë dashurie, nga ato që Albani ’i qan’. Le të shohim se me çfarë surprizash do të përballemi javën e ardhshme dhe nëse Albani do mund ta ruajë kreun.