Ai është një nga artistët padyshim më të dashur të publikut. Jo vetëm për muzikën dhe artin e mirë që sjell, por Alban Skënderaj ka ruajtur gjithmonë një imazh shumë të pëlqyer nga audienca të të gjitha moshave prej vitesh.

E kohët e fundit ai ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm duke sjellë projekte të njëpasnjëshme për publikun. Duket se Albani ka qenë mjaft i zënë duke krijuar dhe tani ka ardhur momenti që të jetë sa më i pranishëm në treg.

Artisti ka publikuar një sërë këngësh së fundmi, disa bashkëpunime por edhe solo gjithashtu. Nisur nga kjo ne kemi ngritur një sondazh në kanalin e Top Albania Radio në YouTube Community, duke pyetur ndjekësit se cili mendojnë ata se do të jetë projekti që do të rezultojë më i suksesshëm edhe në vazhdim.

Rezultatet ishin këto; me votat më të mëdha renditet “Ndalma”, bashkëpunimi i tij me Lyrical Son, që ka 45% të votave. Më pas me numër të barabartë prej 14% vjen “Dalëngadalë”, “Një natë” me Capital T dhe “Lamtumirë” me AVAXUS. Në fund vjen projekti “Isabel” me 13% të votave. Sërish këto projekte mbeten ndër më të preferuarat e publikut edhe në klasifikimin e “The Top List”.