Këngëtari dhe kantautori shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj, ka publikuar projektin e parë për vitin 2022. “Spektatore” mban titullin kënga e tij më e fundit.

Pas suksesit të “Zemër përmbi zemër”, Alban Skënderaj ka ardhur me një projekt solo. Kënga e re titullohet “Spektatore” dhe pritet që të jetë shumë e preferuar për publikun, ashtu si çdo këngë e sjellë nga ai.

Siç tanimë shquhet për vokalin e veçantë dhe paraqitjen në videoklipet e tij, artisti edhe këtë herë ka ardhur në stilin e tij. E veçanta e këtij projekti këtë herë është se Albani e ka krijuar videoklipin në New York.

Një risi dhe një surprizë kjo nga Albani, por artisti ia ka dalë që kënga e tij të pritet mjaft mirë nga publiku. “Spektatore” ka arritur që të ketë një pozicionim mjaft të kënaqshëm në klasifikimin e “The Top List”. Edhe pse një hyrje e re për javën, projekti është pozicionuar në vend të katërt.