Mund të themi me plot gojën se kënga e fundit “Spektatore” e Alban Skënderaj, është më e suksesshmja e tij në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt i Albanit ka arritur që këtë javë të pozicionohet në vend të parë të listës.

“Spektatore” padyshim që është një projekt mjaft i arrirë dhe shumë special. Fundja çdo projekt i Albanit i tillë është dhe të fal çdo herë emocione. Për këtë projekt artisti ka menduar gjithashtu dhe një klip mjaft interesant.

Ai ka vendosur që videoklipin ta xhirojë në New York, një vendim mjaft i mirë duhet thënë duke marrë parasysh edhe rezultatin përfundimtar. Që në javën e parë të publikimit, “Spektatore” arriti që të pozicionohej në vend të katërt, një piozicionim ky mjaft i mirë edhe pse një hyrje e re.

E tashmë Albani mban kreun e javës të 100 këngëve më të mira shqiptare. Por a do të rezistojë në fron edhe për klasifikimin e ardhshëm? Na duhet të presim deri ditën e djeshme.