Alban Skënderaj ka ruajtur gjithmonë një imazh shumë të pëlqyer nga audienca të të gjitha moshave prej vitesh. Ai është një nga artistët më të dashur të publikut për muzikën dhe artin e mirë që ai sjell.

Së fundmi ai ka ardhur me dy projekte të reja që u bënë pjesë e klasifikimit të “The Top List” javën e kaluar. “Festoj” dhe “Mbretër pa kurorë” patën një impakt mjaft të madh tek publiku të cilët i votuan ato për të qenë në Top 5, edhe pse ende hyrje të reja.

Dhe duket se të dyja këto këngë po i gëzohen suksesit të madh edhe për këtë javë. Albani vazhdon të pozicionohet në Top sërish me të dyja prurjet e tij të reja.

“Mbretër pa kurorë” renditet më lart në listë, duke qëndruar kështu në vend të dytë njësoj si java e kaluar. Ndërsa “Festoj” renditet në vend të tretë, me një pozicion më lart nga java që lamë pas.

Teksa ”Festoj” është një këngë me ritëm, edhe pse i këndohet dashurisë së humbur, duket se ”Mbretër pa kurorë” ka tërhequr më shumë zemrat e publikut. “Mbretër me kurorë” vjen së bashku me një thirrje emancipuese.