Javën e shkuar ai theu një rekord, duke u bërë artisti i vetëm në “The Top List” me 4 projekte muzikore. Kjo javë ka vazhduar ende tepër e suksesshme për këngëtarin e dashur të publikut shqiptar Alban Skënderaj, i cili falë votave të publikut, ka mundur të bëhet pjesë e 5 këngëve më të nxehta të klasifikimit të “The Top List”.

“Nuk je vetëm” është projekti më i ri i këngëtarit, i cili prej 2 javësh është pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”. Ndërkohë që javën e kaluar renditej në vendin e 35-të, kjo javë e ka ngjitur artistin me 30 pozicione, duke e renditur në vendin e 5-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në klasifikimin prej 50 këngësh.

Nga ana tjetër tre projektet e tjera muzikore “1000 Premtime”, “Stoli i Trendafilave” dhe “Dikur” nuk kanë patur të njëjtin fat si “Nuk je vetem”, dukë pësuar rënie përkatësisht me dy, tre dhe dy pozicione.