Alban Chela është një emër i njohur për publikun shqiptar, i cili ka prezantuar disa projekte muzikore mjaft ritmike. Vetëm pak ditë më parë Albani ka publikuar projektin më të ri muzikor, për të cilin duhet thënë se premton shumë.
“Blame” mban titullin kënga më e re e muzikantit, i cili ka ardhur në bashkëpunim me një artist amerikan.
I kontaktuar nga Top Awards, Albani ka zbuluar më shumë për prurjen më të re muzikore, për të cilin shprehet shumë i emocionuar.
“Kënga “Blame” ka nisur dy vite më parë nga unë si instrumentale. Kam punuar plot dy vjet dhe kam ndërruar 7 këngëtarë derisa kontaktova me Shiah Maisel dhe i tregova demon. Ai e pëlqeu shumë dhe vendosi që ta këndonte. Kur Shiah me tregoi versionin e tij të të kënduarit, u emocionova shumë dhe vendosëm ta mbaronim si këngë,” ka thënë Chela.
“Vokalet janë regjistruar në New York në një nga studiot muzikore ku kanë akses shumë këngëtarë, të cilët janë të “Sony Music”, pra një nga studiot muzikore më të mira në New York dhe është publikuar gjithashtu nga labeli “Magic Records” gjithashtu në New York
“Blame” është pozicionuar në vendin e 73-të.