Rreth një javë më parë Agon Amiga dhe Cozman kanë bashkuar fuqitë, duke sjellë projektin e tyre muzikor të titulluar “Shih ti kishte”.
Pavarësisht se është pritur mirë nga fansat besnike, vetë reperat janë munduar të bëjnë një fushatë të gjërë për promovimin këngës.
Duke qënë se rrjetet sociale janë shndërruar në çelësin e promovimit të projekteve të reja muzikore, duket se dyshja e famshme po e shfrytëzon më së miri këtë mundësi.
Nëse do hapim profilet e Agon Amiga dhe Cozman në Instagram dhe Facebook, do shohim se çdo postim ka lidhje me projektin e ri muzikor “Shih ti kishe”, titull ky i cili tashmë është shndërruar në hashtagun më të përdorur nga ana e dy reperave.
Përveç pjesë të klipit, dyshja e fashme, ka zgjedhur të publikojë dhe fjali nga teksti i këngës, duke ngjallur më shumë kuriozitet tek fansat.
Nëse do ia dalin apo jo, kjo mbetet për t’u parë në javën në vazhdim por një gjë është e sigurt, falë sugjerimeve të shumta nga ana e fansave, “Shih ti kishe” është bërë pjesë e klasifikimit të Top Awards, që në javën e parë të publikimit.
Edhe pse është pjesë e “The Top List”, vihet re që kjo këngë ka një debutim të dobët, duke u renditur në pozicionin e 90-të. Të njëtin debutim ka patur edhe “TTZ” e Ledri Vulës, por ky i fundit, nga java në javë ka korrur një sukses të madh, duke u ngjitur sa më në majë të listës, ku këtë javë mban vendin e 9-të.