“Pronto” është hyrja më e re dhe më e suksesshme për këtë javë në “The Top List”.

Yjet e BABASTARS, Onat, Cozman dhe Agon Amiga prej javësh kanë paralajmëruar fansat e tyre dhe ndjekësit në rrjetet sociale se “Pronto” do të publikohej së shpejti dhe do të merrte përmasat e një hiti.

Ky projekt i cili ka vetëm një javë që është publikuar ka rritur të tërheqë vëmendjen jo vetëm të fansave të grupit por edhe të publikut të gjerë. Edhe këngët e mëparëshme si “Bisha me 2 koka”, “Tarantino” dhe “Shih ti Kishe” kanë rezultuar mjaft të sukseseshme për  djemtë e BABABSTARS të cilat gjithashtu janë bërë pjesë e klasifikimit të Top Awards.

Sa i përket “Pronto”, kjo prurje e cila vjen me tekst të Onat dhe Marshall Jungle, muzikë nga ‘BO beatz” dhe klip të “Mojo Production” këtë javë, votimet e fansave e kanë renditur atë në vendin e 19-të në “The Top List”.