Cozman rikthehet në “The Top List” pas një periudhe shumë të gjatë mungese. Kënga që e risolli atë sërish në listë është “Champions”, që ka hyrë këtë javë në klasifikim.

Cozman ka publikuar projektin e tij të ri vetëm pak ditë më parë dhe menjëherë arriti që të përqafohej nga publiku. Artisti së fundmi është angazhuar më shumë në muzikë dhe koncerte që pas shkëputjes së tij para pak kohësh.

Duket se Cozman është duke rikuperuar të gjithë kohën e humbur dhe ne, por dhe të gjithë fansat e tij nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. Projekti i fundit i tij në klasifikimin e “The Top List” ka qenë “You know me” në vitin 2019, pas shkëputjes nga Babastars.

Megjithatë, duket se tashmë nuk do të presim më kaq gjatë që të kemi sërish një projekt të Cozman në listë. Momentalisht “Champions” renditet në vend të 100-të të “The Top List”.