Emisioni “A je bre normal” nga Meriton Mjekiqi ka një fokus të veçantë në zbulimin dhe promovimin e talenteve të reja, duke i dhënë mundësi këtyre artistëve të rinj të shpërthejnë dhe të tregojnë muzikën e tyre në një platformë të gjerë. Thënë kjo, i ftuari i radhës i podcast-it “A je bre normal”, ka qenë një artist i ri i tregut, Massimo, apo siç njohet me emrin e tij të artit Mass. Kjo është dalja e tij e parë televizive në një intervistë dhe Mass ka treguar më shumë mbi pasionin e tij për muzikën dhe planet e ardhshme…

Si e gjen veten tek industria e muzikës?

Ndihem shumë mirë, e shoh veten në këtë industri për muzikë. Kam shumë vite që dëgjoj muzikë anglisht, shqiptare. Unë jam rritur në Angli, por kam mamin shqiptare dhe më ka mësuar kulturën shqiptare dhe aty kam filluar të dëgjoj muzikë shqiptare. Më pëlqen shumë. Unë kam filluar me rap dhe drill se në Angli dëgjoheshin vetëm muzikë gangsterësh. Por pastaj kam dëgjuar disa artistë të tjerë në Angli që bëjnë RnB dhe këndim dhe thashë ta provoj. E shikoj veten që kam zërin e mirë dhe tani jam më i fokusuar tek këndimi.  Kam shumë veshë për muzikë. Bëj beat shumë ndryshe, eksperimentoj. Nuk kam qejf të rri në një stil, por të bëj shumë të tjera.

Pse vendose të bëje një album në fillim të karrierës tënde?

Nuk e kisha mendjen të bëja album, doja të merresha vetëm me beat. Ti më the që ta provoja të bëja një album dhe e bëra.

Sa këngë i ka albumi?

Kam 8 këngë dhe një bashkëpunim, me një person shumë të madh. Do e lë surprizë, nuk mund ta them. Në të gjitha tekstet kam shkruar se çfarë ka ndodhur në jetën time. Të gjitha më kanë ndodhur, më kanë arrestuar, më kanë vënë prangat, më kanë hequr patentën, sot nuk kam patentë… Albumi do të quhet “1 Nga 1”.

Çfarë do që të përcjellësh me këngët e tua?

Me albumin tim, dua që të gjithë të kuptojnë se çfarë kam kaluar dhe mbase mund ta gjejnë veten në këngët e mia. Ndoshta mund ta shohin dhe stilin e jetës së tyre në të