Arilena Ara ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Ke me mungu”. Një projekt ky shumë i ndjerë dhe emocionues nga këngëtarja.

Kjo këngë vjen pak më ndryshe nga projektet e fundit të Arilenës. Rikujtojmë këtu “Aligator” apo bashkëpunimin energjik me Dafina Zeqirin, “Thirr policinë”, të cilat ishin këngë shumë ritmike.

Për tekstin e “Ke me mungu” është kujdesur Yll Limani. E kjo na ka bërë që të pyesim veten, po nëse këtë këngë do e kishte kënduar vetë Ylli, a do kishte më shumë sukses?

Të mos keqkuptohemi, Arilena shkëlqeu në këtë baladë, por dhe Ylli nuk mbetet aspak prapa kur bëhet fjalë për këngë kaq të ndjera. Fundja se ç’ka diçka tek baladat e sjella nga djemtë që të emocionojnë shumë.

Megjithatë “Ke me mungu” nuk renditet aspak keq. Kjo këngë u bë pjesë e “The Top List” këtë javë dhe si një hyrje e re ka arritur të pozicionohet në Top 10, e më saktësisht në vendin e 10-të të klasifikimit.