Ndërkohë që sezoni i verës mbahet si periudha në të cilën artistët prodhojnë më shumë muzikë, duke se strategjtë kanë ndryshuar. Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtë-dimër, artistët nuk ndalen së prodhuari muzikë dhe vetëm këtë javë në klasifikim, kemi patur 7 hyrje të reja.
Afrimi i festave, duket se nxit artistët që të punojnë për muzikë të re, në mënyrë që të kenë sa më shumë koncerte. Gjithashtu, tregut muzikor shqiptar i janë shtuar shumë artistë të rinj dhe duket se kjo nxit këngëtarët të prodhojnë sa më shumë muzikë pasi konkurrenca është akoma edhe më e madhe.
Këngët që i janë shtuar listës këtë javë janë:
1. Klea – Heren e pare
2. Miriam Cani – Ne parajse
3. Steve Aoki feat. Era Istrefi – Anything More
4. Jonas Blue ft. Era Istrefi – Purpose
5. KDDK feat. Arilena Ara – Last train to Paris
6. Shaolin Gang – Tripi Kimi
7. Njomza – Lonely Nights
Si java me më shumë publikime është java e 134-t, që përkon me muajin Korrik. 14 projekte të reja i janë shtuar listës zyrtare të “Top Awards”, ku vihet re hyrja e shumë artistëve të rinj.
Java 127-të dhe 131-të janë gjithashtu dy javë me më shumë hyrje në klasifikim, përkatësisht me 13-të dhe 9-të këngë të reja. Këto javë përkojnë me muajin Maj, duke treguar kështu që artistët përgatiten për sezonin e ngarkuar veror.
Ndërsa po të kthehemi pas në kohë, në muajin gusht të vitit 2017-të, vëmë re që vetëm 8 projekte të reja i janë shtuar “The Top List”, duke lënë kështu të nënkuptohet se në verën e vitit 2018-të është prodhuar më shumë muzikë dhe ka më shumë artistë të rinj që i janë shtuar tregut muzikor shqiptar.