Elvana Gjata ka goditur edhe njëherë në shenjë dhe kësaj radhe me albumin “Çelu”, këngët e të cilit janë shndërruar në ndër më të preferuarat e publikut shqiptar.

Kjo javë e rendit Elvanën në tre vendet e para me këngët “Mos u ngut”, “Drandofilt” dhe “Kunadhe”, duke lënë ëkshtu të nënkuptohet pëlqimin e madh që publiku ka për këto këngë.

Por nëse do të kthehemi pas në kohë, kjo nuk është hera e parë që Elvana pushton tre vendet e para pasi në prillin e vitit 2018-të, kur artistja publikoi albumin “3”, ajo ka qënë gjithashtu e renditur në tre vendet e para me “Xheloz”, “Me fal” dhe “Ti Shqipëri më jep nder”.

Nisur nga ky fakt, ne kemi preferuar të pyesim publikun se këngët e cilit album pëlqejnë më shumë, duke përballur 6 këngët që janë renditur të parat.

Rezultati kanë treguar se publiku preferon më shumë këngët e albumit “Çelu”, duke e votuar me 69% ndërsa 31% kanë përzgjedhur këngët e albumit “3”.