Vera nuk mbyllet ende pa na thënë Dj Geek. Ai sapo është rikthyer me projektin e tij më të ri muzikor që t’ju ‘ndezë’.
“Inati” mban titullin kënga që e sjell atë pas disa kohësh mungesë në “The Top List”. “Inati” karakterizohet nga ritme të gjalla, që të çojnë në një udhëtim muzikor të mbushur me emocione, kujtime, verë, shoqëri dhe dashuri.
Kjo atmosferë verore është përforcuar edhe nga videoklipi i realizuar enkas për projektin, i cili vjen me ngjyra të ndezura dhe pamje që të sjellin menjëherë ndjesinë e ditëve të ngrohta.
“Inati” vjen pas gati 2 vitesh mungesë të Dj Geek në listë. Kohë kjo kur ai shkëputi marrëdhënien me Dafina Zeqirin, si atë romantike, ashtu edhe profesionale. Remixi i “Nafije” së bashku me Young Zerka, Mc Kresha, ka qenë bashkëpunimi i fundit mes Dafinës dhe Geek.