“Zaman” është një ndër hyrjet më të reja të klasifkimit të kësaj jave dhe ky projekt muzikor ka bërë bashkë Auren Mejdani, Albanën, Ines dhe Denisa.

Në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, katërshja e talentuar ka zbuluar më shumë për këtë projekt muzikor, i cili pritet të jetë një ndër kolonat zanore të kësaj vere.

Ideja fillestare për këtë projekt ka qënë i Aurenit, i cili e ka krijuar muzikën gjatë kohës që ndodhej në karantinë. Në momentin që ka përfunduar muzikën, ai ka ftuar menjëherë mikeshat e tij , Albanën dhe Ines, të cilat menduan menjëherë se këtij projekti i nevojitej edhe Denisa Gjezo.

“Zaman” kuptimi i të cilit është “Në atë kohë” flet për periudhën e errët të pandemisë, mungesën e lirisë, duke qëndruar larg njëri-tjetrit.

Projekti është punuar deri në detaje dhe një rëndësi të vecantë i është kushtuar edhe klipit të këngës, i cili është xhiruar në qytetin e Durrësit. Një ndër detajet që nuk duhet humbur në këtë klip është kali, i cili jo më kot është në video, pasi personifikon lirinë.