menu

Yll Limani hyn në listën e rekordeve në “Top Awards”


Ora: 13:35 Datë: 06/03/2020

Muaji shkurt ka sjellë shumë hyrje të reja, duke ndryshuar thuajse 1/3 e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. Këto hyrje të reja kanë bërë që një pjesë e mirë e këngëve që prej shumë kohësh qëndronin në listë, të mbeten jashtë saj, duke u vendosur kështu rekorde të reja sa i përket artistëve me më shumë këngë njëherazi në “The Top List”.

Këngëtarja që mban rekordin si artistja me më shumë këngë në klasifikim është Tayna, e cila ka plot 10 këngë në klasifikim. Edhe pse disa prej këngëve të saj gjatë këtij muaji kanë mbetur jashtë, ajo vazhdon të ruajë këtë rekord, duke qënë se të gjitha këngët e saj kanë qënë pjesë e listës. Ajo cfarë duhet të theksohet është fakti se kënga e saj debutuese, “Columbiana” vazhdon ende të gjendet në klasifikim. Momentalisht këngët që gjendet në “The Top List” janë “Aje”, “Sicko”, “Bye Bye”, “Columbiana”, “Sorry”, “Edhe ti”, “Shqipe”, “Doruntina”, “Caliente” dhe “Pasite”, të cilat pozicionohet përkatësisht në vendin e 18-të, 19-të, 22-të, 24-të, 25-të, 28-të, 30-të, 31-të, 35-të dhe 48-të.

Me një diferencë shumë të vogël, vendin e dytë të këtij rekordi e mban Capital T, i cili aktualisht gjendet me 9 këngë në klasifikimin e “Top Awards“, Kujtojmë se Kapoja ka qënë një ndër artistët e parë që ka mbajtur këtë rekord, madje në një intervistë të dhënë për “Top Awards” në lidhje me këtë sukses, ai është shprehur se puna e madhe, shpërblehet. Kapoja, një ndër artistët më të kometuar të vitit që shkoi, vazhdon ende të jetë aktiv me prurjet të reja. “600PS”, “Akull”, “Je T’aime”, “Kujtime”, “Hala”, “Pasha Jeten”, “Fustani”, “Hookah” dhe “200 Dite” janë këngët e Kapos që gjendet në listë, të pozicionuara përkatësisht në vendin e 7-të, 13-të, 14-të, 27-të, 39-të, 47-të, 53-të, 54-t dhe 55-të.

Në vendin e tretë, nuk kemi një por dy artistë me një numër të njëjtë këngësh njëherazi në klasifikim. Kida dhe Yll Limani mbajnë të njëtin rekord me 8 këngë secili në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Kida ka qënë një tjetër artiste që e ka mbajtur edhe më parë këtë rekord me 11 këngë njëherazi ndërsa maksimumi i këngëve njëherazi në klasifikim, Ylli e ka patur me 8 këngë. Këngët e Kidës që gjendet momentalisht në klasifikim janë “Moti”, “Tela”, “Malli”, “Deja Vu”, “Merri Krejt”, “Ti”, “Ka Je” dhe “Bileta” të cilat renditen përkatësisht në vendin e 16-të, 17-të, 23-të, 34-t, 38-të, 40-të, 42-të dhe 44-t ndërsa djali që gjithmonë vuan, Ylli Limani gjendet më këngët: “Engjej”, “Krejt t’i fala”, “S’ki me m’pa”, “Pse je mo to”, “Nuk po kalojka”, “Harrom”, “A don hala” dhe “A ja ka vlejt” pozicionohen përkatësisht në vendin e 8-të, 36-të, 45-të, 49-të, 52-të, 57-të, 58-të de 59-të.

Ndërkohë që kjo katërshe mban rekordin e momentit, kush do të jetë artisti që do e përmbysë këtë rekord? Gjithcka është në dorën e publikut të “Top Aëards”, i cili vazhdon të mbështesë artistët e preferuar, duke i votuar nga javë në javë në topaë[email protected]