Në javën e shkuar të klasifikimit të “The Top List”, ajo theu rekord, duke u bërë një nga artistet e para që ngjitej me më shumë pozicione. Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezaj e cila vazhdon suksesin e saj, pasi për këtë javë ka mundur të renditet në krye të Top Listës, me këngën e titulluar “High Love”

“High Love” është projekti muzikor që e ka sjellë fuqishëm këngëtaren këtë sezon veror, një këngë me tekst të Mozzik dhe muzikë të Zapp & Kriss, e cila deri tani ka mundur të marrë mbi 3 milionë klikime në kanalin e “Youtube”.

Kjo javë e 34-t e “The Top List” ka ardhur me shumë ndryshime, pavarësisht se nuk kemi patur shumë hyrje të reja muzikore, shihet se një “luftë” ka nisur në klasifikim ku nga java në javë ndryshimet në pozicione janë të mëdha. Për këta javë kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është ajo Ardit Cunit dhe Vesa Smolica, “Jena na”, e cila është +13 pozicione, duke u renditur në vendin e 7-të. Ndërsa kënga që ka rënë me më shumë pozicione është ajo e Reins Gjokës, “Po Tani?”, me -6 pozicione.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 34-t të “The Top List”, Top Awards:

  1. Xhensila – High Love
  2. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  3. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  4. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  5. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  6. Alban Skenderaj – Engjell
  7. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena na
  8. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  9. Elvana Gjata – Njesoj
  10. Alban Skenderaj- Duart Lart
  11. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  12. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet
  13. Butrint Imeri – E Jona
  14. Offchestra – Pa jelek
  15. Renis GJoka – Po tani
  16. Young Zerka – Love
  17. Yll Limani – Pritem se po vi
  18. G4shi –Rose Gold
  19. Janex – Memories
  20. Lyrical Son – I re pishmon