Kënga më e re “Qef” që erdhi si bashkëpunim i Bardhit dhe Lumi B, është një nga këngët që i është bashkuar klasifikimit të “The Top List”. Ky projekt muzikor është renditur në vendin e 35-të dhe duket se është mirëpritur goxha mirë nga publiku.

Kënga ka një atmosferë shumë ritmike dhe mund të themi se është fiks për sezonin e verës, nisur dhe nga detajet e videoklipit. Dy artistët i shohim të rrethuar nga femra seksi, të veshura me bikini dhe që mbajnë në duar gota me alkool në një ambient pranë pishinës.

Ajo që bie në sy është dhe flamuri shqiptar që ata mbajnë nëpër duar duke i dhënë këtij videoklipi veçantinë e tij. Diçka është e sigurtë, kjo këngë do ju bëjë që të kërceni pavarësisht se ku jeni. “Qef” do t’ju sjellë vërtetë në qejf me natyrën kaq ritmike të saj dhe do t’ju garantojë argëtim në çdo ambient.

Kjo këngë i është bashkuar me plot gojën hiteve të këtij sezoni.