menu

Trimi vjen më një dedikim për dashuritë “e zhurmshme” të titulluar “Merri”


Ora: 18:56 Datë: 26/03/2021

Ai është një artist mjaft i talentuar shqiptar dhe bëhet fjalë për Trimin, i cili vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Merri“.

Ashtu si edhe në projektet e mëparëshme, teksti i kësaj kënge është shkruar në vetë artisti, i cili ka vendosur që vargjet t’ja dedikojë dashurive të zhurmshme. Edhe pse ka shumë dashuri mes cifiti, ata përfundojnë të ndarë.

“Unë një fjalë, ti 20. Unë me lule, ti me gurë gjuajte”, thuhet në një ndër vargjet e këngës, duke treguar që mes ciftit nuk ka një komunikim dhe si pasojë është më mirë që të jenë të ndarë.

Nga gjithë kjo dashuri, djali nuk preferon të ketë as kujtimet e vajzën, duke i kërkuar asaj të marrë cdo gjë, pasi edhe ai është një njeri që ka ndjenja dhe lëndohet.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë bërë këtë projekt muzikor pjesë të klasifikimit të “Top Awards”.

Kjo javë ka qënë tepër e hidhur për artistin, në aspektin personal, i cili fatkeqësisht ka humbur babain e tij.