Si asnjëherë më parë ekskluzivisht në Top Channel dhe Top Albania Radio, ‘The Voice of Albania’ zbulon këngën zyrtare të edicionit të gjashtë të spektaklit më të ndjekur në vend!

Katër trajnerët performuan LIVE në studiot tona “Adventure of a Lifetime” cover të ‘Coldplay’, duke i përcjellë emocione publikut të pranishëm!

Sonte në mbremje, në orën 21:00, publikohet kënga e Trajnerëve të ‘The Voice of Albania 6’. Ndiqni performancën e Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa dhe Xuxi në të gjitha faqet tona zyrtare dhe në ekranin e Top Channel.

Magjia e vërtetë e spektaklit fillon në Janar të vitit 2017. The Voice do të jetë pranë jush me surpriza të reja!