Pavarësisht se ka qënë një javë e qetë sa i përket ndryshimeve në renditje, vetëm dy projekte muzikore kanë arritur të marrin mbështetje të madhe nga publiku shqiptar, duke i shndërruar në këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione.

Soni Malaj – Te Quiero

Soni Malaj ka goditur në shenjë me prurjen e saj më të re muzikore të titulluar “Te Quiero”. Duke ardhur mjaft ritmike dhe në super formë fizike, këngëtarja ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e publikut shqiptar, i cili për këtë javë e ka ngjitur me 14 pozicione nga java e kaluar. Me një refren që mbahet mend lehtësisht, “Te Quiero” pozicionohet në vendin e 86-të.

Gerona Hyska – Je t’aime

Ndërkohë që ka plot 5 javë në klasifikim, Gerona Hyska ia ka dalë që këtë javë të jetë një ndër artistet që është ngjitur me më shumë pozicione në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. Projekti i saj muzikor “Je t’aime” është votuar pafund ka publiku, i cili e ka ngjitur me plot 49 pozicione krahasuar me javën e kaluar. Një zë i bukur që të emocionon por edhe një performancë e shkëlqyer kanë bërë që Gerona të pozicionohet në vendin e 47-të për këtë javë.