E konsideruar si një ndër këngët më të bukura të karrierës së Ledri Vulës, kënga “Si baba” vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga publiku shqiptar.

Falë votave të fansave, ky projekt muzikor është ngjitur me 16 pozicione nga java e kaluar, duke u futur në zonën e nxehtë të klasifikimit, ekzaktësisht në vendin e 5-të.

Për cikën e babait” ishte mbishkrimi që Ledri bashkangjiti në promovimin e këngës së tij në rrjetet sociale.

“Si baba” ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar dhe duket se shkak janë bërë fjalët e ëmbla të Ledrit dedikuar vajzës së tij, e cila pritet të vijë në jetë së shpejti.

Kujtojmë që Ledri gjendet në klasifikimin e “Top Awards” me 7 projekte muzikore në total, “Si baba”, “Aman”, “DMP”, “Prej Inati”, “100”, “Gjiganta” dhe “Alien”.