Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Renis Gjoka është shprehur se kishte punuar shumë për këtë vit pas një pauze disa mujore dhe se deri sezonin e ardhshëm premtoi se do të sillte dhe 4 projekte të reja muzikore. Pas suksesit që korri me “Po Tani”, një këngë me të cilën rrembeu zemrat e publikut duke u bërë për disa javë rresht pjesë e klasifikimit të “The Top List”, Gjoka mban premtimin e bërë pasi së shpejti pritet të publikohet një tjetër punë e re nga ai.

Ashtu si edhe në këngën e mëparshme, teksti i së cilës ishte shkruar nga ai, Renisi ka treguar se edhe teksti i prurjes së tij më të re do të mbajë vulën e tij. Ka qënë një postim i bërë nga vetë artisti, ai që ka paralajmëruar ndjekësit e tij në Instagram për projektin e ri muzikor, për të cilin nuk ka zbuluar shumë detaje. Sipas postimit të Renisit, kjo këngë pritet të vijë e shoqëruar me një videoklip.