Projekti më i fundit i Rei Bezhanit i titulluar “E ke bo pis” është një nga hyrjet më të reja që është futur këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Në fakt Rei na ka surprizuar shumë me këtë këngë dhe paraqitje të tijën që nuk na kishte ndodhur t’a shihnim më parë.

Në fakt kjo është hera e parë që Rei Bezhani vjen me një frymë plotësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar t’a karakterizojmë këngëtarin. Zakonisht profili i tij ishte shumë afër klasikes si në kohët kur ishte ende një konkurrent në talent show-n e “The Voice”, por edhe më pas kur nisi karrierën e tij si këngëtar i mirëfilltë në tregun shqiptar.

Rei ka ndjekur gjithmonë thuajse të njëjtin stil siç e kemi parë dhe tek kënga “E imja” që ishte para pak kohësh në klasifikimin e “The Top List”. Megjithatë mbase ky ndryshim ishte ajo që i duhej tani artistit. A mund të themi që Rei po hedh hapat drejt të qënit një Maluma shqiptar?

Momentalisht “E ke bo pis” renditet në vendin e 100-të të “The Top List” në “Top Awards”.