menu

Numen nuk ka harru!


Ora: 14:09 Datë: 01/10/2019

Numen është shndërruar në një emër mjaft të preferuar në tregun muzikor shqiptar së fundmi. Pavarësisht se në videot e tij, Numen nuk jemi mësuar ta shohim, zëri i tij është mjaft i dallueshëm për shkak të stilit mjaft të veçantë.

“Kthema Kohën” ishte projekti që për herë të parë e bëri Numen pjesë të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, e cila rezultoi tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar.

Numen, emri i vërtetë i të cilit është Besmir Rekaj, ka vertëm pak ditë që ka prezantuar për publikun shqiptar projektin e tij të katërt muzikor, të titulluar “I ke harru”, i cili është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”, duke mos e harruar këtë klasifikim muzikor.

Mbështetja e publikut ka bërë që kënga më e fundit e artistit të renditet në vendin e 85-të por nga ana tjetër këngëtari vazhdon të jetë në listë edhe me bashkëpunimin e tij me Cricket, “”Kthema Kohen”, i cili për këtë jave pozicionohet në vendin e 54-t.

Me një tekst romantik dhe një zë të qetë, Numen është konsideruar si Sam Smith shqiptar, thënë kjo nga komentet e shumta në rrjetet sociale.