“Lufta” për të zënë vëndin e parë vijon edhe këtë javë mes Luana Vjollcës dhe Dhurata Dorës.

Ndërkohë që dy javët e kaluara ishte pikërisht bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Azet, “Fajet”, kënga që ka qëndruar në vendin e parë, kësaj jave #luanatorët kanë bërë të pamundurën duke rrëmbyer kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

“Fajet” është zhvendosur në vendin e dytë, duke humbur një pozicion nga java e kaluar ndërsa në vendin e tretë kemi një prej këngëve që po shndërrohet në një “rrezik” për Luanën dhe Dhuratën pasi “La Familia” e Romeo, Fibo, Soze, B1N0 & B.O.K. ka mundur të ngjitet me dy pozicione nga java e kaluar.

Kjo javë nuk ka sjellë asnjë hyrje të re në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”, duke treguar kështu që artistët po qëndrojnë në një periudhë të qetë, duke qënë të pasigurt për shkak të situatës së Covid -19.

https://www.youtube.com/watch?v=0wJAPrIDb6o