Ndërkohë që java e kaluar ishte hera e parë që ajo bëhej pjesë e klasifikimit të “The Top List”, gjatë kësaj jave, Lauresha ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm.

Duke thyer një rekord, projekti më i ri i këngëtares së njohur, i titulluar “Nalu Pak”, është ngjitur me plotë 37 pozicione.

Falë votave të publikut, kjo këngë ritmike, pozicionohet në vendin e dytë, duke u shndërruar në këngën më të votuar të javës.

Me muzikë të Genti Myftaraj dhe tekst të Elinel, Lauresha, Sant & Marly, duket se këngëtarja ka goditur në shenjë, duke ardhur super energjike dhe tepër e pëlqyer nga publiku.