“Assassina” është një ndër hyrjet më të reja të klasifikimit për këtë javë, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Trelo është artisiti i cili jo vetëm e ka kënduar por ka punuar gjithashtu edhe tekstin e këngës.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë bërë “Assassina” pjesë të klasifikimit, duke e pozicionuar në vendin e 85-të.

Po kush është Trelo?

Trelo, i lindur më 31 Korrik 1993 në Elbasan, është një këngëtar, tekstshkrues dhe regjisor, i cili prej vitesh ka jetuar jashtë Shqipërisë.

Karriera e tij muzikore nisi në moshën 16-vjecare por më pas bëri një pazë muzikore, për t’u rikthyer sa më profesional për projektet e tij.

Në fakt Trelo momentalisht është tekstshkruesi i 6 këngëve në klasifikimin e “The Top List”, duke treguar kështu që arti i tij prej kohësh është pjesë e listës por tashmë Trelo ka vendosur që të fokusohet vetëm tek projektet e tij.