I vlerësuar dy herë me medaljen e artë, Dj dhe producenti nga Berlini, Jumpa, mund të përshkruhet më së miri si një fiksim i muzikës, influencuar nga muzika hip-hop.

Në moshën 14-vjeçare, JUMPA nisi të prodhonte muzikë nga asgjëja, duke mos patur asnjë edukim muzikor. Me orë të tëra studimi për artin e muzikës, ai nisi të krijonte rrugën e tij në këtë biznes sfidues.

Kulmin e suksesit ai e arriti me bashkëpunimin “Yallah”, me Reddy Roc, i cili tërhoqi vëmendjen e “Trap Nation” dhe dërimë sot ajo numëron 6 milion klikime.

Më vonë ai lidhi një kontratë me “SONY/ATV”, ku si pasojë pati qindra kërkesa për prodhimin e muzikës “hip-hop”. Në një nivel kombëtar, JUMPA arriti të renditej i pari në klasifikimin muzikor kur ai ishte vetëm 16-vjeç. Pas këtij suksesi, JUMPA, u rendit i pari në shumë klasifikime të tjera muzikore, duke zënë vendin e parë në klasifikimin e albumeve në Gjermani disa herë, ku si pasojë fitoi dy herë medaljen e artë për albumet e tij. Së fundmi ai i është futur karrierës “solo”,duke marrë miliona klikime në “Spotify”. Tashmë, ai i është bashkuar labelit “Peak Nice”, e cila është bërë shtëpia e tij e re për të gjitha prodhimet e tij.

Stili i tij i fundit muzikor tregon interesin e tij më shumë tek muzika elektronike dhe kjo është bashkuar me njohuritë e tij për zhanret muzikore të “urban” dhe “hip-hop”.

Së fundmi Jumpa ka ardhur në një bashkëpunim me këngëtarin e njohur shqiptar, Young Zerka, duke sjellë bashkëpunimin “Lule Bore”, e cila menjëherë ka kapur vendin e 9-të në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.