Të dyja janë artiste tepër të preferuara të publikut shqiptar dhe duket se më në fund Kida dhe Xhensila kanë vendosur të bashkojnë fuqitë për një projekt të ri muzikor.

Si Kida ashtu edhe Xhensila kanë qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u pozicionuar në vende tepër të favorshme. Kujtojmë që Kida shkëlqeu me performancën e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Top Music Awards”, ku u vlerësua me çmimin “Artist to Watch”. Ndërkohë Xhensila prej 6 javësh vazhdon të jetë pjesë e Top Listës, ku për dy javë ka kryesuar renditjen.

Ka qënë menaxheri i Kidës, i cili përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale ka paralajmëruar këtë bashkëpunim mjaft interesant. Ndërkohë që ende nuk janë zbuluar detaje të këtij projekti muzikor, fansat po presin me padurim prurjen më të re të dyshes së talentuar.