Kanë kaluar 12 javë që nga fillimi i klasifikimit të “The Top List”, Top Awards dhe ndërkohë që shumë projekte të reja i shtohen kësaj liste duke u larduar edhe shumë të tjera largohen, duket se disa këngë vazhdojnë të mbeten të preferuarat e publikut shqiptar.

“Sjena mo”, publikuar në muajin gusht të vitit të kaluar vazhdon ende të dëgjohet dhe luhet nëpër klubet e natës. Kjo këngë është pjesë e “The Top List” prej 12 javësh.

Elvana Gjata dhe Bruno kanë goditur në shenjë me këngën e tyre “Love Me”, një bashkëpunim i publikuar në korrik 2015 duke marrë miliona klikime në kanalin e “Youtube”.

Samanta me “Asnjo si un” ka mundur gjithashtu t’i rezitojë kësaj gare për 12 javë rresht duke u renditur në dhjetshen e këngëve më të bukura të “The Top List”.

2TON është i vetmi këngëtar që është pjesë e këtij klasifikimi me 2 këngë. “Ani Nasht”, një këngë e renditur në pozicione tepër të favorshme, prej 12 javësh ende mbetet e preferuara e fansave. Ndërsa këtë javë, 2TON, është bërë pjesë edhe me një tjetër këngë të titulluar “Pike”.