Loredana dhe Mozzik janë padiskutim dy nga personazhet më të komentura të këtij muaji. Të shumë diskutuar për marrëdhënien e tyre, më në fund dyshja e famshme ka vendosur të pranojë para publikut se janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe konfirmimin final e tregoi bashkëpunimi i tyre muzikore.

Vetëm pak ditë më parë, Loredana dhe Mozzik kanë nxjerrë në treg projektin e tyre të përbashkët, të cili kanë vendosur të titullojnë “Rosenkrieg” (Lufta e Trendafilave).

Në këtë projekt muzikor, dyshja përshkruan pak a shumë vështirëstë e marrëdhënies së tyre, duke thënë se cdo gjë u kthye në politike dhe se marrëdhënia e tyre u shkatërrua sepse mes tyre kishte shumë dashuri.

Madje përmes tekstit Mozzik tregon se ka dalë edhe me vajza të tjera por e ka kutpuar që askush nuk vlen sa Loredana.

Dyshja nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe portretin familjar, ku shfaqet edhe vajza e tyre, Hana.

“Rosenkrieg” është kënga e parë e albumit që dyshja ka paralajmëruar të nxjerrë në treg.

Krah njëri -njetrit në shtrat, me moton “No rich parents”, ata kanë goditur për rikthimin e përbashkët në industrinë e muzikës.

“Rosenkrieg” futet menjëherë në “Top 20” falë mbështetjes nga ana e publikut.