Duket se fansat e Xhensilës janë më të kënaqur se kurrë me projektin e fundit të këngëtares, i cili për të tretën javë rresht kryeson klasifikimin e “The Top List”.

E publikuar prej 1 korrikut, “High Love” ka mundur të marrë miliona klikime në kanalin e “Youtube” si edhe është kthyer në një nga këngët  që luhet tepër në klubet e natës.

Në klasifikimin e kësaj jave kemi patur disa rënie të mëdha sa i përket renditjes së projekteve të reja të futura javën e kaluar ndërsa për këtë javë në “The Top List” nuk ka prurje të reja.

Duket se me fundin e muajit gusht po marrin fund edhe projektet e reja të publikuara për këtë sezon veror.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 36-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. Xhensila – High Love
  2. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
  3. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  4. Butrint Imeri – E Jona
  5. Alban Skenderaj – Engjell
  6. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  7. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  8. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  9. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  10. Elvana Gjata – Njesoj
  11. Alban Skenderaj – Duart Lart
  12. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet
  13. Lyrical Son – I re pishmon
  14. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  15. Young Zerka – Love
  16. Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrëm Dashuri
  17. Adrian Gaxha & Franques – My girl
  18. Besa – Hangover
  19. Dafina – Shot Calling
  20. Offchestra – Pa jelek