Alban Skënderaj u rikthye tepër fuqishëm këtë vit duke publikuar tre projekte të reja muzikore, të cilat rezultuan shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Dy prej këngëve të tij, “Duart Lart” dhe “Engjell”, vazhdojnë për disa javë të jenë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku “Duart Lart” është madje kënga më jetëgjatë e klasifikimit, për 14 javë rresht.

Ndërkohë “Engjell”, një këngë dedikuar dashurisë vazhdon ende të ecë suksesshëm në klasifikimin e 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, ku votat e publikut e kanë ngjitur me 3 pozicione për këtë javë.

E renditur në vendin e 8-të këtë javë në “The Top List”, “Engjell” vazhdon të jetë ende e preferuara e publikut shqiptar, duke e lënë në këtë klasifikim për 10 javë rresht.