“Liri” titullohet projekti i fundit muzikor i Dafina Zeqirit, i cili ka ardhur si një bashëkpunim mes saj dhe Mixey. Pas këtij suksesi, i cili e ka bërë Dafinën të jetë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards” për 6 javë rresht, këngëtarja ka vendosur të vijë me një tjetër bashkëpunim.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Duffy ka treguar se sot ajo do të publikojë këngën e saj më të re të titulluar “Na”, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me Kaos.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i këngëtares më grupin Kaos, pasi rreth 5 muaj më parë, ajo solli “Rude Girl” me anëtarin e këtij grupi, Lumi B.

https://www.youtube.com/watch?v=ASvi6Krvbh0