menu

Dren Abazi

#Bio

Dren Abazi ka lindur më 13 shkurt 1985 në Prishtinë. Ai është një këngëtar-kompozitor dhe producent shumë i njohur. Po ashtu, ai është themeluesi i “Zig Zag Orchestra”, një grup i njohur në Kosovë, Shqipëri, dhe vende të tjera të Ballkanit. Muzika e tij është një bashkim i muzikës ballkanike, jazz dhe rock.

Edhe pse Dren Abazi debutoi në një moshë shumë të re si kitarist i grupeve të ndryshme vendase rock, ai fitoi vëmendjen e publikut dhe të mediave, si dhe depërtoi te fansat pasi krijoj grupin e tij “Zig Zag Orchestra” në vitin 2008. Ai u bë i famshëm shumë shpejt në vitin 2011, pas kompozimit dhe interpretimit të këngës “Ti dhe Unë”, një duet me këngëtaren shqiptare Anjeza Shahini. Kënga u bë shumë shpejt një hit në Shqipëri dhe u zgjodh si kënga e vitit nga Top Channel.

Në vitin 2014, kënga e tij “Natën” u bë pjesë e ‘soundtrack’ për filmin “Let’s Be Cops”, në të cilin luajtën aktorët e famshëm Andy Garcia dhe Nina Dobrev. Përveç kësaj, kënga është pjesë e albumit “Afterparty”, të publikuar në vitin 2012 i cili fitoi edhe çmimin kombëtar “KULT” në Tiranë, për albumin më të mirë shqiptar të vitit.